Qendra për Profesione të Rregulluara është njësi organizative ekuivalente me divizionin.
2. Detyrat dhe Përgjegjësitë
2.1. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive për profesionet e rregulluara sipas legjislacionit në fuqi. 2.2. Planifikon dhe organizon provimet shtetërore për profesionet e rregulluara. 2.3. Publikon dhe certifikon rezultatet e provimeve shtetërore. 2.4. Zhvillon dhe përditëson bazën e të dhënave të kandidatëve që kanë marrë pjesë në provimin shtetëror.
3. Raportimi
Udhëheqësi i Qendrës për Profesionet e Rregulluara, raporton tek drejtori i departamentit.
4. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Qendrën për Profesionet e Rregulluara është tre (3).