U mbajt akademi përkujtimore për akademikun Rexhep Qosja në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës  mbajti akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, një prej figurave më të shquara të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare. Ngjarja u organizua në nderim të kontributit të tij të gjerë në shkencë, letërsi dhe jetën publike. 

Në këtë akademi morën pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, si dhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, së bashku me akademikë, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve shkencore e kulturore nga vendi dhe rajoni. 

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti theksoi se Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të kritikës letrare dhe mendimit publik shqiptar. Ai vlerësoi kontributin e tij në studimin e identitetit kombëtar, historisë dhe letërsisë shqipe, si dhe rolin e tij si intelektual i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. 

Fjalë rasti për jetën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja mbajtën gjithashtu akademikja Anila Hoda nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe akademiku Ali Aliu, të cilët vlerësuan lart kontributin e tij të jashtëzakonshëm në shkencë, kulturë dhe mendimin kritik shqiptar. 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors