Tryezë e rrumbullakët për njohjen e të nxënit paraprak në kuadër të projektit APEL-WB

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi Tryezën e Rrumbullakët në kuadër të projektit APEL-WB (Accreditation of Prior Experiential Learning in the Western Balkans), në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe RIT Kosovo, me mbështetjen e programit Erasmus+.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, politikëbërës dhe akterë të tjerë relevantë, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për dialog dhe shkëmbim të përvojave lidhur me zbatimin e APEL-it në Kosovë.

Gjatë tryezës u diskutua për sfidat institucionale dhe ligjore që ndërlidhen me njohjen e të nxënit paraprak, si dhe për mundësitë konkrete për avancimin e mekanizmave që mundësojnë vlerësimin dhe certifikimin e përvojës së fituar jashtë sistemit formal të arsimit.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më fleksibil dhe gjithëpërfshirës të të nxënit gjatë gjithë jetës, në përputhje me standardet evropiane.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm zhvillimor.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors