Thirrje për nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror i Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për nominimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Fushat e nominimit:

Shkencat Mjekësore – 1 anëtar

Shkencat Humane – 1 anëtar

Studentë – 1 anëtar

Të drejtë nominimi/vetënominimi kanë personat juridikë dhe fizikë, shtetas të Republikës së Kosovës.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale sipas legjislacionit në fuqi.

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar dhe të kualifikuar që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi me rëndësi për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.

Anëtarët nga stafi akademik do të zgjidhen për një mandat 4 vjeçar, ndërsa për përfaqësuesin e studentëve mandati është në kohëzgjatje për 2 vite.

Afati për aplikim është deri më 15.04.2026

Më shumë informata dhe formularët:

Dokumentet dorëzohen fizikisht në MASH (zyra nr. 4), nga ora 08:00–16:00.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors