THIRRJE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare që kontribuojnë në identifikimin, përkrahjen dhe promovimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.

Thirrja mbështet projektet në fushat prioritare si: hartimin e programeve për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente, ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme, me talente dhe dhunti, si dhe përkrahjen e garave për nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente.

Vlera totale e thirrjes është 170,000 euro, ndërsa financimi për një projekt është nga 10,000 deri në 50,000 euro.

Afati i fundit për aplikim është deri më 24 korrik 2026. Ndërsa periudha e zbatimit të projektit është 8 deri në 12 muaj, duke filluar nga muaji shtator.

Formularët e aplikimit dhe udhëzimet i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve të OJQ-ve që përkrahin nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti – MASH

Udhezuesi per aplikuesit – Mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve që përkrahin dhe promovojnë fëmijët-nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti – MASH

F9 Formulari i Aplikacionit per projekt – MASH

F10 Formulari i propozim Buxhetit te Projektit – MASH

F11 Forma e deklaratës për financimin e dyfishtë – MASH

F12 Formular i deklarates se partneritetit – MASH

F13 Formular i deklarates se projekteve te financuara nga burimet publike – MASH

F15 Formulari per vleresimin e aplikacioneve – MASH

F16 Formular i modelit të kontratës – MASH

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors