Telegram Ngushëllimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh ngushëllime të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu.

Ndarja e saj nga jeta është një humbje e madhe për familjen, bashkëpunëtorët, komunitetin arsimor dhe institucionet e arsimit në vend.

Gjatë angazhimit të saj profesional, Fejzullahu dha kontribut të çmuar në zhvillimin dhe avancimin e arsimit, duke u dalluar për integritet, përkushtim dhe vizion reformues.

Kontributi dhe puna e saj do të kujtohen gjatë si shembull i shërbimit me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit publik dhe brezave të rinj.

Në këto momente të rënda, i shprehim ngushëllime familjes Fejzullahu, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors