Njoftim për shpalljen e përfituesëve të bursave elitare

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se është publikuar lista zyrtare e përfituesve të bursës elitare, ku janë përzgjedhur gjithsej 2,301 studentë.

Listën e plotë të përfituesve e gjeni në vegëzën: https://mash.rks-gov.net/…/Vendim-nr.01-6800…

Për vëmendje të studentëve, për të mundësuar ekzekutimin e mjeteve financiare, studentët përfitues obligohen të regjistrohen paraprakisht si individë në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK), përmes platformës e-Kosova, duke ndjekur këta hapa:

1. Kyçuni në platformën e-Kosova përmes numrit personal;

2. Klikoni në rubrikën “Shërbimet”, në pjesën e sipërme të faqes;

3. Zgjidhni ikonën “Thesari”;

4. Klikoni në shërbimin “Regjistrohuni si përfitues në Sistemin Informativ të Menaxhimit Financiar të Kosovës (SIMFK)”;

5. Te rubrika “Lloji i përfituesit”, zgjidhni opsionin “Individ” (të dhënat personale shfaqen automatikisht);

6. Shënoni numrin e llogarisë suaj personale bankare për regjistrimin e të dhënave dhe realizimin e pagesës.

Kandidatët që kanë ankesa lidhur me rezultatet kanë të drejtë t’i parashtrojnë ato në afat prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së listës, në zyrën e arkivit, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors