NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare që menaxhojnë qendra mësimore të regjistruara në MASh, me qëllim mbështetjen dhe promovimin e arsimimit të nxënësve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Përmes kësaj thirrjeje synohet të përmirësohen rezultatet e të nxënit dhe pjesëmarrja në arsimin parauniversitar, përmes mësimit plotësues, ngritjes së kapaciteteve të stafit të qendrave mësimore, fuqizimit të bashkëpunimit me shkollat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, si dhe ndërgjegjësimit të prindërve për rëndësinë e arsimit.

Afati i aplikimit mbetet i hapur deri më 3 gusht 2026.

Të drejtë aplikimi kanë organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës që plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen fizikisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Zyra nr. 4.

Formularët e aplikimit dhe udhëzimet për aplikuesit janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në linkun: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/thirrje-publike-per-ofrimin-e-mbeshtetjes-financiare-per-projektet-e-ojq-ve-qe-mbeshtesin-dhe-promovojne-nxenesit-rom-ashkali-dhe-egjiptian-ne-qendrat-mesimore/

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors