Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhe për vitin shkollor 2026/2027, do të mbështesë nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) përmes ndarjes së 100 bursave, me synim nxitjen e regjistrimit në drejtimet deficitare dhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në drejtimet teknike.
Bursat janë të dedikuara për nxënësit e klasës së dhjetë në IAAP dhe kanë vlerën 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për vitin shkollor (përveç muajve korrik dhe gusht), ndërsa mbështetja do të vazhdojë për tri vite të shkollimit, sipas kritereve të përcaktuara.
Nga numri i përgjithshëm i bursave, 70 janë të destinuara për nxënësit që regjistrohen në drejtimet deficitare, ndërsa 30 për vajzat që zgjedhin drejtimet teknike, me qëllim zhvillimin e aftësive profesionale në fushat ku tregu i punës ka nevojë për kuadro të reja.
Afati i aplikimi është nga data 9 korrik deri më 1 tetor 2026. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit nga nxënësit bëhet në IAAP. Drejtorët e IAAP- ve i dorëzojn aplikacionet përmes arkivit në MASh/ DAAP deri më 5 tetor 2026.
Kriteret dhe informatat e nevojshme i gjeni ne linqet e bashkëngjitura: