Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Projektin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës (ECEC-HCP)”, fton ofertuesit e kualifikuar dhe të përshtatshëm të dorëzojnë oferta për furnizimin dhe dorëzimin e pajisjeve të teknologjisë së informacionit (TI).
Dokumentacioni i plotë i Kërkesës për Kuotim (KPK), në gjuhën angleze, do t’u ofrohet ofertuesve të interesuar dhe të kualifikuar pas paraqitjes së kërkesës me shkrim në adresën elektronike: ekfh.prokurimi@rks-gov.net.
Ofertat duhet të dorëzohen më së largu më 30 shtator 2026, deri në orën 14:00.
Adresa për dorëzimin e ofertave:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Projekti “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Projektin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës (ECEC-HCP)”
Rr. Agim Ramadani, 10000 Prishtinë
Zyra e Arkivit nr. 4, kati përdhes.