Njoftim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM) ka hapur Thirrjen publike për angazhimin e ekspertëve vendorë për vlerësimin e aplikacioneve të programeve për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë (ZHPM).

Thirrja ka për qëllim përzgjedhjen e ekspertëve të cilët do të angazhohen në ekipe për vlerësimin profesional të aplikacioneve, sipas fushave dhe niveleve përkatëse të arsimit parauniversitar, në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 12/2023 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë.

Të drejtë aplikimi kanë mësimdhënësit, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese (IEAA), si dhe ekspertë të tjerë të fushës së arsimit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrje.

Kandidatët mund të aplikojnë në një ose më shumë fusha të ekspertizës: edukimi në fëmijërinë e hershme; mësimdhënia dhe nxënia; menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë së IEAA; vlerësimi i nxënësve; gjithëpërfshirja në IEAA; arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve (AAPARr); si dhe zhvillimi i kompetencës digjitale.

Aplikimi është i hapur nga 31 gusht deri më 11 shtator 2026. Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar dhe të nënshkruar të aplikimit, CV-në e përditësuar, si dhe deklaratën e nënshkruar për konfliktin e interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në pliko të mbyllur në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), zyra nr. 04, kati përdhese, brenda orarit të rregullt të punës. Në pliko duhet të shënohet: “Aplikim për ekspert për vlerësimin e programeve të ZHPM – KSHLM”.

Thirrje – MASH

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors