Nisin trajnimet për zbatimin e Kurrikulës së re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, ka nisur trajnimet për zbatimin e Kurrikulës së re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, e cila për herë të parë ofron një kornizë të unifikuar për edukimin e fëmijëve nga mosha 9 muaj deri në 6 vjeç.

Nisja e këtyre trajnimeve shënon një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të kurrikulës së re dhe fuqizimit të kapaciteteve të profesionistëve për të mbështetur të nxënit dhe zhvillimin e fëmijëve në vitet e para të jetës.

Në fazën e parë do të trajnohen 250 profesionistë të edukimit në fëmijërinë e hershme, ndërsa gjatë vitit 2027 synohet përfshirja e të gjithë profesionistëve të kësaj fushe në nivel vendi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e konsideron investimin në edukimin në fëmijërinë e hershme si themel për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve dhe për krijimin e mundësive të barabarta që secili fëmijë të mësojë, të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors