Nënshkruhet Memorandumi për restaurimin e plotë të Institutit Albanologjik të Prishtinës

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe restaurimit të njërit prej institucioneve më të rëndësishme të dijes, kulturës dhe kujtesës kombëtare shqiptare.

Pas nënshkrimit të memorandumit, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti theksoi rëndësinë e Institutit Albanologjik të Prishtinës për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe studimeve shqiptare. Ai shtoi se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive, po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik si objekt në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe restaurimin e qëndrueshëm, ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademiku profesor të ndjerë, Rexhep Qosja, deklaroi më tej kryeministri Kurti.

Me këtë projekt Instituti Albanologjik do të mbrohet dhe të restaurohet sipas standardeve më të mira, duke u bërë një institucion sa më funksional dhe bashkëkohor për studiuesit, studentët dhe gjeneratat e ardhshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka zhvilluar punime emergjente për renovimin e kulmit dhe ulluqeve të brendshme në vlerë mbi 144 mijë euro, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe për të ndaluar degradimin e ndërtesës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors