Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon vlerësimin praktik të maturantëve në kuadër të arsimit dual në profilet Kuzhinieri dhe Floktari

Në ceremoninë e certifikimit të profilit Kuzhinieri në ShMAT “Sahit Baftiu” në Gjilan, dhe Floktari në IAAP “Zenel Hajdini” në Ferizaj, mori pjesë zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu. 

Ai theksoi se arsimi dual po tregohet si mënyra më e mirë dhe më e sigurt për punësim pas shkollës së mesme, duke dëshmuar rëndësinë dhe vlerën e ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës. 

Zëvendësministri Kryeziu përgëzoi nxënësit për suksesin dhe falënderoi bizneset, partnerët, prindërit, mësimdhënësit dhe komunat për mbështetjen në zhvillimin e arsimit dual.

Gjatë vitit shkollor 2025/2026, arsimi dual po zbatohet në 17 komuna, 32 shkolla dhe përfshin mbi 2,500 nxënës.

Në këto ceremoni morën pjesë edhe përfaqësuesi i LuxDev, Jürgen Kosemund, zyrtarë të MASh, drejtues të drejtorive komunale të arsimit, përfaqësues të Odës Ekonomike, bizneseve, mësimdhënës, prindër dhe nxënës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors