Ministria e Arsimit dhe Shkencës për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave organizon konferencë “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka organizuar konferencë me temën “Fuqizimi i vajzave në shoqërinë kosovare”, gjatë të cilës janë prezantuar politikat dhe iniciativat institucionale si dhe është diskutuar për mundësit e rritjes së pjesëmarrjes së tyre në Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Në kuadër të konferencës është bërë edhe përmbyllja e projektit “Her Path, Her Skills”, i realizuar gjatë periudhës shkurt – shtator 2026, me mbështetjen e projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor (LuxDev).

Projekti “Her Path, Her Skills” kishte për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, si dhe promovimin e këtij niveli arsimor si një rrugë e rëndësishme drejt zhvillimit të aftësive profesionale dhe punësimit. Përmes kësaj iniciative është synuar të rritet ndërgjegjësimi për mundësitë që ofron arsimi profesional dhe të inkurajohen vajzat të ndjekin profile të ndryshme profesionale.

Fuqizimi i vajzave, garantimi i mundësive të barabarta dhe krijimi i kushteve për pjesëmarrjen e tyre të plotë në arsim, zhvillim profesional dhe shoqëri mbeten çështje të rëndësishme për institucionet e Republikës së Kosovës. Përmes politikave arsimore, legjislacionit dhe programeve zhvillimore, MASH synon të kontribuojë në avancimin e barazisë gjinore dhe në krijimin e mundësive që çdo vajzë të zhvillojë potencialin e saj dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën shoqërore dhe ekonomike.

Konferenca mblodhi përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, LuxDev-it, institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional, drejtorive komunale të arsimit, sektorit privat, mësimdhënës, këshilltarë për orientim në karrierë, nxënës, si dhe vajza të diplomuara në arsimin profesional.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors