Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë dhe UNICEF-it, ndër të tjerash në arsimin gjithëpërfshirës, zgjerimin e qasjes në edukimin e hershëm dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies në Kosovë.
Ministri Çeku theksoi përkushtimin e Ministrisë në ofrimin dhe sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët. Ai falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e vazhdueshme në hartimin e politikave, zhvillimin e kurrikulave dhe përkrahjen në nisma që synojnë rritjen e cilësisë dhe barazisë në arsim.