Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Përparim Kryeziu, vizitoi Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027. Aty u pritëm në takim nga kryetari Rrahman Jasharaj, nënkryetarja, Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm, Ymer Ymeri.
Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor, rolin kyç të mësimdhënësve, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit arsimor, dhe përgjegjësitë, përveçse synimin e përbashkët për cilësi të arsimit në vend.
Ministri Çeku uroi një vit të mbarë shkollor për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit e Republikës së Kosovës, dhe falënderoi përfaqësuesit e SBAShK-ut për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, vlerësoi vizitën e ministrit dhe zëvendësministrit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe shprehu mbështetjen e SBAShK-ut për Strategjinë e Arsimit 2035+, duke e cilësuar atë si një dokument të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të arsimit gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.