Ministri Çeku mirëpriti drejtuesit e SBAShK-ut

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin Përparim Kryeziu, mirëpriti kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, nënkryetaren, Vjollca Shala, sekretarin e përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtarin ligjor të SBAShK-ut, Blendor Shatri.

Me këtë rast, drejtuesit e SBAShK-ut e uruan ministrin Çeku për riemërimin në pozitën e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke i dëshiruar suksese përmbushjen e përgjegjësive dhe objektivave të punës.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe përfshirjen e SBAShK-ut në procesin e hartimit të Strategjisë së re të Arsimit 2035+, dokument që do të përcaktojë orientimet dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e arsimit në 10 vjet e ardhshme. Ministri falënderoi SBAShK-un për mbështetjen që i kanë dhënë këtij procesi dhe për përfshirjen dhe kontributin aktiv në takimet e grupeve të punës.

Pjesë qëndrore e diskutimit ishin edhe reflektimet mbi rezultatet e ulëta në testin PISA dhe përgjegjësia për angazhim të përbashkët në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.

Po ashtu, në këtë takim ministri Çeku dhe drejtuesit e SBAShK u dakorduan për fillimin e një cikli takimesh me mësimdhënës dhe përfaqësues sindikalë në të gjitha rajonet e vendit, për të diskutuar drejtpërdrejt rreth çështjeve thelbësore në arsim, planeve të ministrisë, shtyllave të Strategjisë së re të Arsimit dhe nevojave burimore të mësidhënësve, nxënësve dhe shkollave.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors