Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, vazhduan takimet konsultative me prindërit e rajonit të Pejës, në kuadër procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.
Gjatë bashkëbisedimit me prindërit, ministri Çeku theksoi se përvoja e tyre e përditshme është e rëndësishme për identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e ndryshimeve që i nevojiten arsimit. Ai bëri të ditur se, pas takimeve me mësimdhënësit dhe prindërit, konsultimet do të vazhdojnë edhe me grupe të tjera, me synimin që Strategjia të jetë një dokument i përbashkët dhe gjithëpërfshirës, të cilit ekspertët do t’i japin formën përfundimtare.
Ministri u shpreh i lumtur me interesimin dhe gatishmërinë e prindërve për t’u përfshirë, dhe këto takime po na japin edhe më shumë vullnet për të çuar përpara ndryshimet në arsim.
Para takimit me prindërit, ministri Çeku, së bashku me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe sekretarin Ymer Ymeri, dhe me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Naser Gega, vizituan Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “7 Marsi” në Vitomiricë të Pejës, në të cilën shkollë krahas nxënësve shqiptar ndjekin mësimet edhe nxënës nga radhët e komunitetit boshjak, ashkali dhe egjiptian. Aty mbajti takim me mësidhënës ku ndër të tjerash u diskutuan nevojat, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme.