KShLM hap thirrjen për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023 për kriteret dhe procedurat e aprovimit të programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë, si dhe Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë, hap thirrjen për: 

1. Ofrues të programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë; dhe 

2. Programe të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim dhe punonjësve arsimorë. 

Të drejtë aplikimi për ofrues të programeve të trajnimit kanë të gjithë personat juridik të regjistruar në Republikën e Kosovës, si dhe në vendet tjera, që ofrojnë programe për zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe punonjësve arsimorë. 

Inkurajohen ofruesit të aplikojnë me programe të cilat ndërlidhen me fushat prioritare, si në vijim: edukimi në fëmijërinë e hershme; mësimdhënia dhe nxënia; menaxhimi dhe sigurimi i  cilësisë së Institucioneve Edukative Arsimore dhe Aftësuese; vlerësimi i nxënësve; gjithëpërfshirja në Institucione Edukative Arsimore dhe Aftësuese; arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve;dhe zhvillimi i kompetencës digjitale. 

Afati i aplikimit është nga data 18 qershor deri më 17 korrik 2026. 

Dokumentacioni dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Zyra nr. 04. 

Më shumë informata dhe formularët e aplikimit mund t’i gjeni në linkun e bashkëngjitur:

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM) – FTESË PËR APLIKIM – MASH

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors