KOMUNIKATË

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit përmes projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira.

Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i ka ofruar Kosovës në avancimin e sistemit arsimor dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale. Ai theksoi se përvoja finlandeze përbën një model të rëndësishëm për zhvillimin e politikave arsimore, veçanërisht në aspektin e cilësisë në mësimdhënie.

Ministri Çeku dhe ambasadorja Laaksonen ritheksuan përkushtimin e ndërsjellë për të thelluar partneritetin ndërinstitucional, duke synuar krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të arsimit në Kosovë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors