KOMUNIKATË

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, i shoqëruar nga zëvendësministri i parë, Përparim Kryeziu, mirëpriti të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. 

Bashkë diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e edukimit, rëndësinë e programeve sikurse ai i Fullbright për të cilin Kosova ndanë mbështetjen më të lartë financiare në botë për kokë banori, dhe për mundësi të reja bashkëpunimi përgjatë këtij mandati të ri.

Ministri Çeku u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në edukim dhe i përkushtuar për forcim të mëtejmë të partneritetit bilateral në këtë fushë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors