Hapet thirrja për regjistrimin e institucioneve të edukimit në fëmijërinë e hershme në Programin e Kuponëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) fton institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme, të licencuara nga MASH-i, të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Kuponëve.

Programi synon të rris qasjen në edukimin në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale, duke mbështetur mbulimin e shpenzimeve për vijimin e tyre në institucionet pjesëmarrëse.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë

– institucionet parashkollore private,

– institucionet në partneritet publiko-privat dhe

Institucionet duhet të jenë të licencuara nga MASH dhe të kenë së paku një vend të lirë për pranimin e fëmijëve përfitues.

Programi mbulon pagesën për shërbimet e edukimit në fëmijërinë e hershme deri në 150 euro për fëmijë në muaj, sipas shumës së përcaktuar për komunën përkatëse, si dhe shpenzimet e transportit kur plotësohen kriteret e Udhëzuesit të Programit.

Aplikimi realizohet vetëm përmes platformës e-Kosova, në kategorinë Arsimi, në shërbimin “Regjistrimi i institucioneve parashkollore private në Programin e Kuponëve”.

Vegëza për aplikim: https://mash.rks-gov.net/…/thirrje-per-regjistrimin-e…/

Institucionet që tashmë janë pjesë e programit duhet të aplikojnë gjithashtu për të përditësuar të dhënat dhe për të deklaruar vendet shtesë të lira, përtej vendeve të zëna nga fëmijët që aktualisht përfitojnë nga programi.

Për informata shtesë, mund të kontaktoni në numrin 038 200 65048 ose në adresën elektronike programiikuponave@rks-gov.net.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors