Fillojnë punimet për adaptimin e shkollës së vjetër në çerdhe, në Carralevë të Shtimes

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në nisjen e punimeve për renovimin dhe adaptimin e objektit të shkollës së vjetër në çerdhe për fëmijë në fshatin Carralevë të Komunës së Shtimes.

Ministri Çeku mirëpriti fillimin e këtyre punimeve, duke theksuar se investimet në edukimin e hershëm janë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore.

Ky projekt, në vlerë prej 178,623.20 euro, financohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kurse zbatimi i projektit pritet te realizohet në afat prej 12 muajsh.

Projekti parasheh transformimin e plotë të objektit ekzistues të shkollës në një çerdhe funksionale dhe bashkëkohore, me qëllim rritjen e kapaciteteve për edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme.

Ky investim është bërë i mundur pasi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Komunën e Shtimes, ka ndërtuar objektin e ri të shkollës, duke liruar kështu hapësirën e vjetër për ri-destinim në funksion të komunitetit. Përmes tij, përmirësohet infrastruktura arsimore dhe zgjerohet qasja në shërbimet e edukimit të hershëm për fëmijët në këtë zonë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors