Edhe 5 ditë afat për aplikim për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se deri më sot, përmes platformës e-Kosova janë pranuar 144,493 aplikime për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1-9.

Procesi i aplikimit vazhdon të mbetet i hapur deri më 9 gusht. Ftojmë edhe një herë të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që të aplikojnë teksa kanë mbetur edhe pesë ditë deri në përmbyllje të afatit.

Para aplikimit, sigurohuni që xhirollogaria bankare është aktive dhe e saktë, si dhe të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikoni këtu:

Klasat 1–5: https://rks-gov.net/469

Klasat 6–9: https://rks-gov.net/471

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për informata shtesë qytetarët mund të kontaktojnë në adresën elektronike libri@rks-gov.net dhe numrin e telefonit +383 (0) 38 200 65 049

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors