Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe e Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile. Studimet bachelor në Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, prej të cilave vitin e fundit të tyre e ka ndjekur në Universitetin e Antwerp-it (Universtiteit Antwerpen) në Belgjikë si student shkëmbimi duke qenë përfitues i bursës JoinEU-SEE. Të dy këto bursa të financuara nga Komisioni i Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu ka qenë bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Bennington, Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga marsi i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2026 ka qenë Zëdhënës i Qeverisë. Ai këtë pozitë e ka mbajtur edhe në periudhën mars-qershor 2020. Paraprakisht, ka qenë i angazhuar si hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.
Më 23 shkurt 2026, Përparim Kryeziu u emërua zëvendësministër i parë i Arsimit dhe Shkencës.