Ministria e Arsimit dhe Shkencës, fton institucionet parashkollore private, institucionet në partneritet publiko-privat dhe institucionet me bazë në komunitet, të licencuara nga MASH-i, të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin e Kuponëve.
Përmes programit, mbështetet vijimi i edukimit në fëmijërinë e hershme për fëmijët nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale. Programi mbulon pagesën për shërbimet e edukimit deri në 150 euro në muaj për fëmijë, sipas shumës së përcaktuar për komunën përkatëse, si dhe shpenzimet e transportit kur plotësohen kriteret e programit.
Institucionet duhet të kenë së paku një vend të lirë për pranimin e fëmijëve përfitues.
Edhe institucionet që aktualisht janë pjesë e programit duhet të aplikojnë, për të përditësuar të dhënat dhe për të deklaruar vendet shtesë të lira, përtej vendeve të zëna nga fëmijët që tashmë përfitojnë nga programi.
Afati i fundit për aplikim: 2 nëntor 2026
Aplikimi bëhet përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/597
Për informata shtesë, na kontaktoni në 038 200 65048 ose në programiikuponave@rks-gov.net.