Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës shpall thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, në bazë të Ligjit nr. 04/L-135 për veprimtari kërkimore-shkencore.
Institucionet shkencore të Kosovës, përfshirë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, universitetet, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe institucionet tjera kërkimore-shkencore, ftohen të propozojnë kandidatë për këtë trup profesional, i cili ka rol kyç në zhvillimin e veprimtarisë shkencore dhe teknologjike në vend.
Nominimet duhet të dorëzohen në formë elektronike, sipas kërkesave të përcaktuara në thirrje, deri më 5 maj 2026, ora 16:00, në adresat zyrtare të MASh.
Për më shumë informata dhe për formularin e aplikimit, bashkëngjitur gjeni linkun: