Ministri Çeku bashkëbisedoi me prindërit e rajonit të Ferizajt për Strategjinë e Arsimit 2035+ dhe vizitoi Qendrën e Kompetencës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, kanë bashkëbiseduar me prindërit e rajonit të Ferizajt në kuadër të konsultimeve për Strategjinë e Arsimit 2035+.

Takimi ka shërbyer për të dëgjuar shqetësimet, kërkesat dhe idetë e prindërve për përmirësimin e sistemit arsimor dhe adresimin e sfidave me të cilat përballen nxënësit.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, u shpreh se prindërit e mbështesin iniciativën për reformë në arsim dhe se do të japin kontributin e tyre përmes takimeve konsultative në terren.

Para takimit dhe bashkëbisedimit me prindër, ministri Çeku bashkë me drejtoreshen e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, Fikrije Zymberi, vizituan Qendrën e Kompetencës në Ferizaj. Aty, ministri u mirëprit nga drejtuesit, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj qendre dhe u njoh nga afër me punën dhe programet që ofron kjo qendër në fushën e shëndetësisë, ndër to infermieri, fizioterapi, farmaci dhe laborator mjekësor.

Ministri Çeku përgëzoi angazhimin e stafit menaxherial, mësimdhënësve dhe nxënësve, duke theksuar se arsimi profesional zë një vend të rëndësishëm në Strategjinë e Arsimit 2035+, në funksion të përgatitjes së të rinjve për tregun e punës.

Ai shtoi se fuqizimi i arsimit dhe aftësimit profesional është ndër prioritetet kryesore të ministrisë, andaj edhe do të investojmë në pajisjen dhe modernizimin e shkollave profesionale dhe do të forcojmë bashkëpunimin me ndërmarrjet, me synim që gjithnjë e më shumë të rinj ta shohin arsimin profesional si një zgjedhje me perspektivë për të ardhmen e tyre.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors