MASh organizon tryezë diskutimi për zbatimin e Udhëzuesit për parandalimin dhe identifikimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar tryezë me zyrtarët për barazi gjinore nga ministritë dhe komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim zbatimin e Udhëzuesit për mësimdhënës dhe profesionistët e arsimit për rolin e shkollës në parandalimin dhe identifikimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe këshilltarja e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, Arta Berisha. Këshilltarja Berisha theksoi rëndësinë e institucioneve arsimore, si mjet për parandalim dhe identifikim të hershëm të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim ndërinstitucional në nivel qendror dhe komunal, vlerësoi Udhëzuesin e përgatitur si një mjet praktik. “E vlerësoj që kemi një Udhëzues të tillë, i cili na ndihmon të identifikojmë dhe parandalojmë rastet e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, u shpreh ajo.

Gjithashtu u rikujtuan edhe obligimet që rrjedhin nga Konventa e Stambollit dhe nevoja për angazhim të vazhdueshëm institucional.

Ky Udhëzues mbështetë mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit në identifikimin e hershëm dhe adresimin e rasteve të dhunës, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit dhe komunitetin shkollor.”

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors