Të dashur studentë,
Për t’ua lehtësuar procedurat dhe për të shmangur pritjet për regjistrim individual në platformën e-Kosova, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po ndërmerr veprimet e nevojshme që procesi i realizimit të pagesave të bursave elitare të zhvillohet në mënyrë të centralizuar, përmes Thesarit të Kosovës.
Andaj për këtë arsye, ju njoftojmë se studentët përfitues nuk kanë nevojë të regjistrohen individualisht në SIMFK përmes platformës e-Kosova.
Të gjitha të dhënat e nevojshme të përfituesve do të përcjellën nga Ministria te Thesari, në mënyrë që pagesat të realizohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të juaja.