Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtares dhe mësueses, Hanëmshahe Ilazi.
Mësuesja Hanëmshahe shërbeu me përkushtim të madh në arsimin shqip, për dekada e për breza të tërë nxënësish në Ferizaj e Prishtinë. Ajo ishte edukatore e shquar, me shpirt krijues dhe guxim të lartë atdhetar. Puna e saj për gjuhën, letërsinë dhe dijen mbeten frymëzim për të gjithë ne.
Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i shpreh ngushëllimet, familjes, vajzës Besës, djemve Besimit e Arsimit, si dhe të gjithë kolegëve e miqve të mësueses Hanëmshahe.
U prehtë në paqe!