Përmbyllet cikli i takimeve rajonale me prindër për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, zhvilluan bashkëbisedim me prindërit e rajonit të Mitrovicës. 

Takimi në Mitrovicë ishte i shtati dhe i fundit në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve rajonale me prindër, të organizuara me qëllim të përfshirjes së tyre në diskutimet për të ardhmen e arsimit në Kosovë, si dhe mbledhjen e propozimeve dhe rekomandimeve për Strategjinë e re të Arsimit 2035+.

Gjatë bashkëbisedimit në Mitrovicë, ministri Çeku diskutoi me prindërit për çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e arsimit, si shkolla gjithëditore, përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies, rishikimi i kurrikulës dhe teksteve shkollore, si dhe siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në shkolla. 

Ai theksoi se përmirësimi i sistemit arsimor kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, prindërve dhe mësimdhënësve, si dhe diskutim të hapur për sfidat dhe propozime konkrete për adresimin e tyre. Në fund, ministri Çeku falënderoi prindërit për pjesëmarrjen, aktivizmin dhe përkushtimin e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, vlerësoi pjesëmarrjen dhe angazhimin e prindërve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në identifikimin e sfidave dhe në hartimin e politikave arsimore.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors