Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton komunitetin akademik dhe kërkimor në Kosovë për hapjen e thirrjes për aplikim në programin Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2027–2028.
Programi ju ofron ligjëruesve universitarë, hulumtuesve dhe ekspertëve nga institucionet akademike në Kosovë mundësinë për të realizuar kërkime shkencore, ligjërata ose aktivitete të kombinuara akademike në universitete dhe institucione kërkimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëndrimi në kuadër të programit zgjat 3 deri në 6 muaj, duke filluar në Gusht/Shtator 2027 ose Janar 2028.
Të drejtë aplikimi kanë kandidatët që posedojnë gradën e doktoratës ose janë kandidatë për doktoratë, janë të angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në universitete të akredituara në Kosovë dhe kanë njohuri të gjuhës angleze.
Programi mbulon shpenzimet e udhëtimit, mbështetjen mujore financiare dhe përfitime të tjera të përcaktuara në thirrje.
MASH inkurajon stafin akademik dhe kërkimor që të shfrytëzojë këtë mundësi për zhvillim profesional, avancim të kërkimit shkencor dhe fuqizim të bashkëpunimit akademik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për kriteret e plota dhe dokumentacionin e nevojshëm, kandidatët ftohen të shohin thirrjen zyrtare dhe udhëzimet në platformën e aplikimit.
Afati i fundit për aplikim: 30 nëntor 2026, ora 23:59 (CET).
Aplikimi realizohet online përmes linkut:
https://apply.iie.org/fvsp2027
Për informata shtesë:
United States-Kosovo Educational Exchange Board (USKEB)
Email: info@uskeb.org
Tel.: +383 (0) 38 226 255
https://www.uskeb.org/fulbright-visiting-scholar-program
Thirrja për aplikim në Programin Fulbright Visiting Scholar për vitin akademik 2027–2028 – MASH