Me qëllim të zgjerimit të mundësive për përfshirjen në edukimin e hershëm të fëmijëve nga familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe sigurimit të një mbulimi më të barabartë gjeografik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rihap thirrjen për regjistrimin e institucioneve në Programin e Kuponëve në komunat, Gjakovë, Klinë, Viti, Gjilan, Suharekë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.
Të drejtë aplikimi kanë institucionet parashkollore private dhe ato në partneritet publiko-privat, të licencuara nga MASH, që kanë së paku një vend të lirë për fëmijët përfitues të programit.
Afati i aplikimit: 5-15 nëntor 2026
Aplikimi bëhet vetëm online, përmes platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/597.
Institucionet që kanë aplikuar gjatë periudhës 19 tetor-2 nëntor 2026 nuk kanë nevojë të riaplikojnë. Institucionet që tashmë janë pjesë e programit dhe nuk kanë aplikuar gjatë afatit të mëparshëm duhet të aplikojnë për përditësimin e të dhënave dhe deklarimin vetëm të vendeve shtesë të lira.
Për më shumë informata: Tel: 038 200 65048 / E-mail: programiikuponave@rks-gov.net.