Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap konkurset për mbështetjen e studimeve të doktoratës dhe postdoktoratës

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) hap konkurset për mbështetje financiare të studentëve dhe kërkuesve shkencorë përmes bursave për studime të doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për programe postdoktorale jashtë vendit.

Këto konkurse hapen në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës, me qëllim të mbështetjes së kërkuesve të rinj, zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe avancimit të kërkimit shkencor. Kjo mbështetje strukturohet në tri skema:

– bursa për studime të doktoratës brenda vendit, në shumë prej 3,000 euro;

– bursa për studime të doktoratës jashtë vendit, në shumë prej 8,500 euro; dhe

– bursa për hulumtime postdoktorale, në shumë prej 10,000 euro.

Me këtë rast, MASh po ofron për herë të parë mbështetje të dedikuar për studentët e doktoratës në institucionet vendore. Ministria synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin akademik dhe profesional të gjeneratave të reja të studiuesve, të nxisë përsosmërinë shkencore, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ngritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në vend.

Fuqizimi i hulumtimit dhe inovacionit për institucionet e arsimit të lartë do të jenë pjesë thelbësore të Strategjisë së re për arsim 2035+, me synim të adresimit të nevojave të lidhjes së Universitetit me zhvillimin e vendit dhe prioriteteve shtetërore.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të shqyrtojnë kriteret dhe kushtet e aplikimit dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara në konkurset përkatëse, të publikuara në vijim.

Për qasje në dokumentacionin e plotë, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të MASH:

https://mash.rks-gov.net/…/Konkurs-per-burse-te…

https://mash.rks-gov.net/…/Konkurs-per-burse-te…

https://mash.rks-gov.net/…/thirrje-per-mbeshtetje…

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors