Ministri Çeku diskuton me përfaqësuesit e komunitetit arsimor për hartimin e Strategjisë së re të Arsimit 2035+

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mirëpriti në takimin radhës përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, institucioneve arsimore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve. Aty morën pjesë kryesuesi i Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit Muhamet Gjoka, Kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sekretar i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, prorektorja në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Alma Shehu Lokaj, Drejtoresha e Kolegjiumit të Drejtorëve të Institucioneve Parashkollore, Arbenita Berisha, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, Flon Kastrati dhe Kryetari i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit, Kaon Krasniqi. 

Takimi u zhvillua në vazhdimësi të bashkëpunimit të nisur me nënshkrimin e Zotimit për Arsimin 2035+. Në qendër të diskutimit ishte angazhimi në hartimin e Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035+ dhe përfshirja e të gjithë akterëve në këtë proces. Ministri Çeku i njoftoi me zhvillimet e fundit theksoi rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës, në të cilin institucionet, profesionistët e arsimit, prindërit, nxënësit dhe studentët të japin kontributin e tyre. 

Gjithashtu u diskutuan edhe për përgatitjen e fundit organizative për fillimin e ciklimit të takimeve me mësimdhënës dhe prind në të gjitha rajonet e vendit të cilat do të mbahet përgjatë muajit tetor e ku do të diskutohet hapur rreth temave të arsimit, planeve të ministrisë, e shtyllave të Strategjisë së re të Arsimit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors