Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Projektin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës (ECEC-HCP)”, fton ofertuesit e kualifikuar dhe të përshtatshëm të dorëzojnë oferta për furnizimin dhe dorëzimin e mallrave të gatshme për përdorim, Material zyrtar në kuadër të një marrëveshjeje të thjeshtë kornizë.
Materialet e përcaktuara do të prokurohen sipas nevojave, në kuadër të marrëveshjeve kornizë. Numri referues i Marrëveshjes Kornizë është XK-MES-565272-GO-RFQ-OS.
Dokumentacioni i plotë i Kërkesës për Kuotim (KPK), në gjuhën angleze, do t’u ofrohet ofertuesve të interesuar dhe të kualifikuar pas paraqitjes së kërkesës me shkrim në adresën elektronike ekfh.prokurimi@rks-gov.net.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 shtator 2026, në orën 14:00.
Ofertat duhet të dorëzohen në adresën:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Projekti “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Projektin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës (ECEC-HCP)”
Rr. Agim Ramadani, 10000 Prishtinë
Zyra e Arkivit nr. 4, kati përdhes.
KËRKESË PËR KUOTIM (KPK) – Furnizim me material zyrtar – MASH