Hapet thirrja për Programin Fulbright për studentët e doktoratës 2027-2028

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët e doktoratës se është hapur thirrja për aplikim në Programin Fulbright për Kërkime Shkencore për Studentë të Doktoratës për vitin akademik 2027-2028. Programi u mundëson studentëve të doktoratës nga Kosova, të zhvillojnë kërkime në një universitet amerikan në mbështetje të një periudhe të studimeve të tyre.

Granti zgjat nga tre deri në shtatë muaj dhe mbulon shkollimin dhe tarifat universitare, shpenzimet mujore të jetesës, sigurimin shëndetësor dhe udhëtimin ndërkombëtar. Programi financohet bashkërisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa përzgjedhja bëhet përmes një procesi të hapur dhe konkurrues, të bazuar në meritë.

Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Republikës së Kosovës të regjistruar në programe të doktoratës në Kosovë ose jashtë vendit, ndërsa përparësi do t’u jepet kandidatëve që ndjekin studimet e doktoratës në universitetet në Kosovë. Aplikantët duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe t’i plotësojnë kushtet për vizën J-1, e cila kërkon kthimin dhe qëndrimin në Kosovë për së paku dy vjet pas përfundimit të grantit.

Programi është i hapurpër disa fusha studimi përfshirë arsimin, shkencat kompjuterike, inxhinierinë, ekonominë, drejtësinë, shkencat politike, psikologjinë, sociologjinë, shkencat biologjike, matematikën, komunikimin, gazetarinë dhe fusha të tjera.

Aplikimi duhet të përfshijë – Objektivat e Kërkimit, Deklaratën Personale, përgjigjet e kërkuara në seksionin Study Plan, së paku tri referenca profesionale, transkriptet dhe diplomat akademike, vërtetimin për statusin aktual akademik dhe kopjen e pasaportës. Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen testit TOEFL gjatë procesit të përzgjedhjes.

Dokumentet që nuk janë lëshuar në gjuhën angleze duhet të shoqërohen me përkthim zyrtar në anglisht.

Për më shumë thirrja: https://mash.rks-gov.net/…/Konkursi-i-Programit…

Afati i fundit për aplikim është 31 tetor 2026.

Aplikimi bëhet online në:

https://apply.iie.org/ffsp2027

Për informata shtesë:

United States-Kosovo Educational Exchange Board (USKEB)

Email: info@uskeb.org

Tel.: +383 (0) 38 226 255

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors