Ministri Çeku mbledh akterët e arsimit, nënshkruhet “Zotimi për Arsimin 2035+”

Me ftesë të ministrit në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u zhvillua sot një takim ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve. Ky ishte takimi i parë në këtë format. Pjesëmarrës ishin: Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit, Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve, Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore, Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, dhe Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.

Për temë qëndrore, takimi kishte përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe procesin e hartimit të strategjisë së re 10-vjeçare shtetërore të arsimit. Diskutimet ishin përmbajtjesore dhe u zhvilluan në frymë pozitive dhe konstruktive. Palët mirëpritën ftesën, formatin e takimit dhe vlerësuan lartë qasjen bashkëpunuese, dhe u dakorduan për takime të rregullta të këtij formati. Duke theksuar rëndësinë zhvillimore të arsimit në vend dhe gatishmërinë për punuar bashkërisht dhe me përkushtim për hartimin e strategjisë së re të arsimit dhe zbatimit të reformave që garantojnë cilësi në arsim, në këtë takim, u nënshkrua deklarata e zotimit për arsimin 2035+. 

Tekstin e plotë të saj mund ta gjeni më poshtë: 

ZOTIMI PËR ARSIMIN 2035+

Ne, përfaqësuesit e institucioneve publike qendrore dhe lokale, institucioneve shkollore, universiteteve, mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe studentëve, të bashkuar rreth vizionit për arsimin e Kosovës, deklarojmë se:

1. Arsimi është projekti më i rëndësishëm zhvillimor i Kosovës dhe kërkon bashkëpunim përtej dallimeve institucionale, politike dhe shoqërore.

2. Strategjia Shtetërore e Arsimit 2035+ do të hartohet si një proces i përbashkët, ku secili prej nesh do të ofrojë kontributin e vet me përkushtim të plotë.

3. Zbatimi i Strategjisë Shtetërore të Arsimit 2035+ mbetet një proces i vazhdueshëm, i cili shkon përtej çdo mandati qeverisës dhe mbështetet në bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe akterëve të arsimit.

4. Zotohemi të mbështesim dhe të zbatojmë reforma që garantojnë arsim cilësor, mundësi të barabarta për çdo fëmijë dhe e lidhin arsimin me zhvillimin e Kosovës.

5. Angazhohemi për të ndërtuar një konsensus të gjerë shoqëror duke e zgjeruar këtë partneritet me sektorët e tjerë publikë, forcat politike, sektorin privat, shoqërinë civile, komunitetin akademik, dhe partnerët zhvillimorë.

Nënshkruesit:

Hajrulla Çeku, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

Muhamet Gjoka, Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve komunalë të arsimit

Rrahman Jashari, Kryetar i SBASHK-ut

Mentor Alishani, Kryesues i Konferencës së Rektorëve

Linda Dula Halilabazi, Nënkryetare e Këshillit të Prindërve të Kosovës, 

Merita Dili Hasani, Sekretare e Kolegjiumit të drejtorëve të institucioneve parashkollore,

Donart Humolli, Nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës

Kaon Krasniqi, Kryetar i Asamblesë së Fëmijëve të Kryeqytetit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors