Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë publikuar vendimet lidhur me shqyrtimin e ankesave për konkursin për ndarjen e bursave STEM në programet bachelor për studentet vajza/gra, për vitin akademik 2025/2026.
Pas shqyrtimit të ankesave,164 ankesa janë aprovuar si të bazuara, ndërsa 7 ankesa janë refuzuar si të pabazuara.
Studentet, ankesat e të cilave janë aprovuar, do të mbështeten financiarisht në vlerë prej 1,000 euro për secilën përfituese.
Vendimet i gjeni të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.