MASh vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+ me udhëheqësit e institucioneve të arsimit të lartë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi tryezën e radhës konsultative në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, këtë herë me udhëheqësit e institucioneve të arsimit të lartë. Takimi u përqendrua në identifikimin e prioriteteve strategjike dhe në rolin e institucioneve të arsimit të lartë në hartimin dhe zbatimin e politikave të reja arsimore.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, theksoi se Strategjia do të ndërtohet mbi kontributin e institucioneve arsimore, komunave dhe partnerëve, me synimin që të sigurohet zbatimi i saj me sukses. Ai nënvizoi se ky proces kërkon angazhim dhe mobilizim të të gjithë akterëve, duke theksuar se dokumenti do të jetë rezultat i një procesi bashkëpunues me institucionet arsimore.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fadile Dyla, falënderoi përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë për angazhimin e tyre në procesin e hartimit të Strategjisë së re të Arsimit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në fazën e planifikimit dhe në zbatimin e saj.

Koordinatori i procesit të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit, Taulant Hoxha, gjatë prezantimit të dokumentit theksoi se Strategjia do të hartohet përmes një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës, ku do të përfshihen institucionet arsimore, partnerët dhe akterët relevantë.

Sipas tij, gjatë muajve në vijim do të organizohen tryeza tematike, konsultime dhe aktivitete të tjera, me qëllim që kontributet profesionale të përkthehen në një dokument strategjik të qëndrueshëm, praktik dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë të arsimit në Kosovë.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë paraqitën vlerësimet, rekomandimet dhe propozimet e tyre lidhur me prioritetet e zhvillimit të arsimit të lartë në avancimin e sistemit arsimor.

Ata shprehën gatishmërinë për të kontribuar aktivisht gjatë procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2035+, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për politika të qëndrueshme, rritje tëcilësisë në arsimin e lartë, nxitje të inovacionit dhe zhvillimit të vendit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors