Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim takuan drejtuesit e ENQA dhe EQAR në Bruksel

Një delegacion i përbashkët i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim, i përbërë nga zëvendësministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, Kryetarja e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Naim Gashi, anëtarë tjetër të Bordit të AKA-së dhe udhëheqësi i ekipit të programit SHER, Aqim Emurli, qëndruan për vizitë në Bruksel të Belgjikës ku takuan drejtuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), dhe institucioneve tjera të Evropës në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Në takimet me Drejtoreshën e ENQA-s, Anna Gover dhe zëvendëspresidenten e Bordit të ENQA-s, Kristin Vinje, Drejtorin e EQAR-it, Aleksandar Šušnjar,  dhe Drejtorin e Këshillit Flamand të Arsimit të Lartë – Sigurimi i Cilësisë (VLUHR-QA), njëherësh zëvendëspresident i Bordit të ENQA-s, Patrick Van Den Bosch, delegacioni prezantoi progresin e arritur në reformimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, duke veçuar avancimin e pavarësisë institucionale dhe financiare të AKA-së, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përputhshmërinë e punës së Agjencisë me standardet evropiane. 

Zëvendësministri Kryeziu falënderoi drejtuesit e EQAR dhe ENQA për mbështetjen dhe bashkëpunimin në forcimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe për lehtësimin e rikthimit të suksesshëm të Kosovës në regjistrin e EQAR në qershor të vitit të kaluar. Ai theksoi përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), si dhe i njoftoi ata për prioritet dhe planet e Qeverisë në fushën e arsimit, përkatësisht në arsimin e lartë. 

Vizita u mbështet nga programi Sustainable Higher Education and Research in Kosovo – SHER, i cili synon të kontribuojë në zhvillimin e një sektori të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë, të bazuar në evidencë, të orientuar nga nevojat dhe në përputhje me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Programi mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors