Thirrje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Volontari nel Mondo – RTM në projektin PEDAKOS II, (AID 13077/01/0), financuar nga Agenzia italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, ju njofton për hapjen e Thirrjes për Shprehje Interesi për përzgjedhjen e institucioneve parashkollore jopublike të licencuara për të marrë pjesë në programin e trajnimit në shërbim mbi Kontekstualizimin e Qasjes Reggio Emilia në Kosovë dhe skemes se granteve për krijimin e një Atelieje brenda ambienteve të institucionit.

Ky program synon të mbështesë avancimin e praktikave pedagogjike në edukimin në fëmijërinë e hershme, përmes zhvillimit profesional të edukatorëve dhe krijimit të hapësirave që nxisin kreativitetin, eksplorimin dhe të nxënit aktiv të fëmijëve.

Përmes kësaj thirrjeje do të përzgjidhen 14 institucione parashkollore private të licencuara qe do të përfitojnë nga programi i trajnimit dhe nga mbështetja për krijimin e Ateliesë, andaj ju inkurajojmë ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni.

Thirrja e plotë, kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentet përcjellëse mund të gjenden në linkun në vijim: https://www.rtm.ong/pedakos2-call/

Afati i fundit për aplikim është 29.06.2026.

Për pyetje ose sqarime shtesë lidhur me procesin e aplikimit, mund të kontaktoni drejtpërdrejt në adresën elektronike: application.pedakos2@rtm.ngo, jo më vonë se data 15.06.2026, në përputhje me afatet e përcaktuara në thirrje.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors