MASh dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e objekteve të Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko”

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e dokumentacionit projektues për ndërtimin e objekteve të Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë të Jugut.

Qëllimi i Memorandumit është krijimi i kornizës së bashkëpunimit institucional ndërmjet Ministrisë dhe Komunës së Mitrovicës së Jugut për përgatitjen e projektit ideor dhe projektit të hollësishëm për këto dy institucione arsimore, si dhe bashkërendimin e veprimeve teknike, administrative dhe institucionale të nevojshme për realizimin e tyre.

Ndërtimi i objektit të ri të Gjimnazit “Frang Bardhi” dhe objektit të Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko” do të krijojë kushte më të mira për mësim dhe do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në këtë komunë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors