NJOFTIM

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë hapur regjistrimet për ciklin e ri të garave në Olimpiadën Gjermane të Matematikës për vitin akademik 2026–2027.

Gara është e hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 11-të dhe zhvillohet në gjuhën angleze.

Pjesëmarrja në të gjitha testet kualifikuese online është plotësisht FALAS për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.

Për t’u regjistruar në garë, nxënësit duhet të qasen në platformën zyrtare dhe të përdorin kodin e autorizuar të Kosovës.

Linku për regjistrim: https://auth.main-team.org/auth/gmath/signin 

Kodi i Koordinatorit Nacional: XKT1055

Datat e Garës

  • 13 qershor 2026 – Qualification Exam 1
  • 26 shtator 2026 – Qualification Exam 2
  • 05 dhjetor 2026 – Qualification Exam 3
  • 12 dhjetor 2026 – Online Final Exam
  • Maj 2027 – Grand Final (fizike), Berlin

Ftohen të gjithë nxënësit e interesuar që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi ndërkombëtar të dijes dhe suksesit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors