Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, priti në takim ekipin e Kosovës në matematikë, pas pjesëmarrjes në Olimpiadën Evropiane të Matematikës – EMO 2026.
Kosovën në këtë olimpiadë e përfaqësuan nxënësit: Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Ari Juniku, Shpendi Deva dhe Lekë Nikçi. Në këtë garë, Ajan Hajrullahu fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti u nderuan me mirënjohje nderi.
Ministri Çeku i përgëzoi nxënësit për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës, në një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare të matematikës, dhe theksoi përkushtimin e institucioneve për mbështetjen e talenteve të rinj. Ai po ashtu, vlerësoi faktin që Kosova do të jetë organizatore e EMO 2027, duke e konsideruar këtë një mundësi të rëndësishme për promovimin e potencialit shkencor të vendit në arenën ndërkombëtare.
Në takim morën pjesë edhe matematikani Fiton Hoxha, koordinator i olimpiadave në Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Valmir Krasniqi, udhëheqës i organizimit të EMO 2027.