Ministri Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku priti në takim nxënësit e ekipit përfaqësues të Kosovës, fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës të mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë si dhe koordinatorin e Olimpiadës së Matematikës në Kosovë, Emin Hoxha.

Nxënësit morën pjesë në këtë garë të gjerë ndërkombëtare, në mesin e mbi 20 mijë nxënës nga 173 shtete të botës. Nga tetë nxënës pjesëmarrës të Kosovës, secili prej tyre arriti të fitojë të paktën dy medalje.

Gjatë takimit, ministri i përgëzoi nxënësit për angazhimin, përfaqësimin, përkushtimin dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar se këto rezultate janë dëshmi e potencialit dhe talentit që kanë të rinjtë e Kosovës në fushën e shkencës dhe matematikës.

Nxënësit falënderuan ministrin Çeku për mikpritjen, urimet dhe për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ndanë përvojat nga pjesëmarrja në këtë olimpiadë.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors