Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe Ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për ofrimin e bursave për studentët nga radhët e komuniteteve egjiptian, ashkali dhe rom në Republikën e Kosovës.
Pas suksesit të programit që tash e katër vite mundëson ndarjen e bursave për studentët nga këto komunitete, ministritë vazhdojnë ta forcojnë këtë mbështetje, në mënyrë që asnjë i ri të mos detyrohet t’i ndërpresë studimet për shkak të vështirësive ekonomike.
Kjo nismë e mbështetjes financiare për studentët, është investim i drejtpërdrejtë i shtetit në arsim, për barazi dhe përgatitje të brezave të rinj të profesionistëve.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes politikave konkrete dhe mbështetjes institucionale të garantojë qasje të barabartë për çdo të ri.