Diskutuan për bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit dhe shkencës dhe vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, i cili është konkretizuar përmes projekteve të përbashkëta në arsimin e lartë, bursave dhe mobiliteti akademik dhe programeve për zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Ministri Çeku shprehu mirënjohje e tij ndaj shtetit të Francës për mbështetjen në avancimin e cilësisë në arsim, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të partneriteteve ndërinstitucionale, me fokus të veçantë në arsimin e lartë.
Në këtë takim i riktheksua gatishmëria nga të dy palët për të thelluar bashkëpunimin përmes iniciativave të reja në shërbim të forcimit të mëtejmë të lidhjeve akademike dhe institucionale